Dita kur shpallet konkursi për flamurin e Kosovës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Dita kur shpallet konkursi për flamurin e Kosovës
2016-01-kush-e-shpalosi-i-pari-flamurin-e-kosov-euml-s-hd-jpg
13/06/2026 - 07:19
Linku u kopjua

Ekipi i Unitetit më 13 qershor të vitit 2007, ka shpallur konkursin 15 ditor për flamurin dhe stemën e Kosovës, ku thuhej se "secili propozim duhet t’i përmbahet frymës dhe përmbajtjes së propozimit gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës.

Më pas shkruhet se nuk duhet të përdoret cilindo simbol shqiponje dhe se nuk duhet përdorur ngjyrat kuq e zi (për shkak të flamurit të Shqipërisë) dhe kuq, kaltër dhe bardh (flamuri i Serbisë).

Flamuri i Republikës së Kosovës u adoptua nga Kuvendi i Republikës së Kosovës menjëherë pas deklarimit të pavarësisë së Kosovës nga Serbia më 17 shkurt 2008.

Flamuri ishte rezultat i një gare ndërkombëtare për dizajnimin e tij, ku u dorëzuan gati një mijë punime.

 Versioni i përdorur tani është variant i punimit të dizajnuar nga Muhamer Ibrahimi. Ajo ka gjashtë yje të bardha në një hark sipër një harte të artë të Kosovës në një sfond blu.

Ato simbolizojnë gjashtë grupimet kryesore etnike të Kosovës.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026