Kamberi ngre alarmin: Në 20 vjet numri i nxënësve në Luginë ka shënuar rënie 58 për qind
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se në 20 vjetët e fundit, numri i nxënësve të shkollave fillore ka rënë 25% në Serbi, por te shqiptarët në Luginën e Preshevës, është një rënie marramendëse prej 58 për qind.

Kamberi ka shkruar në X se kjo është alarmuese dhe sipas tij, është rezultat i pakicës së neglizhuar qëllimisht nga qeveria me diskriminim aktiv.

“Në 20 vitet e fundit, numri i nxënësve të shkollave fillore ka rënë 25% në Serbi, por te shqiptarët në Luginën e Preshevës, është një rënie marramendëse prej 58% - më shumë se dyfishi i mesatares kombëtare. Alarmuese! Ky është rezultat i një pakice të shpërfillur qëllimisht nga qeveria me diskriminim aktiv”, ka shkruar Kamberi në X.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024