Me 65 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi në lexim të parë Projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor.
Ky projektligj mori mbështetje edhe nga partitë opozitare, të cilët kërkuan nga Ministri i Shëndetësisë që të qartësojë disa paqartësi që, sipas tyre, e përcjellin këtë nismë ligjore.
Ai shtoi se partia e mbështet në parim dhe do të kontribuojë mes dy leximeve për ta përmirësuar dhe bërë më të zbatueshëm.
“Për PDK ky ligj është përcaktues dhe jetik. Po ashtu edhe për qytetarët e Kosovës të cilët për një kohë të gjatë kanë pritur miratimin. Mënyra se si ka ardhur ky ligj deri në kuvend për PDK është e papranueshme. Në parim ne jemi për këtë ligj dhe në mes të dy leximeve ne si parti, eskpertët tanë do të sjellin një kontribut për ta bërë këtë ligj edhe më të m irë dhe të pranueshëm dhe të implementueshëm për qytetarët e republikës”, tha Behrami.“Është një ligj I rëndësishëm dhe krejt ajo insistimi jonë paraprak që të kemi kohë dhe shqyrtim të balancuar të ligjëve të rëndësishme e ka thelbin dhe ekspozenë që tha vetë ministri. Problem me sigurime shëndetësore, nuk është në mungesë të ligjit.. Nëse dëgjuat insistimin që shprehu ministri ka të bëjë me zbatimin praktik të sigurimeve shëndetësore. Në parim nuk e them që nuk ka qenë temë publike apo insistim I partive politike, ka qenë edhe premtim elektoral. Ngritja e kapaciteteve është tepër e rëndësishme për zbatimin ne praktike te këtij projektligji e cila akoma mungon. Sistemi informativ shëndetësorë nuk është në nivelin e avancimit ku mund të bazohemi ne në implementimin e këtij projektligji.. E përkrahim në parim sepse është pritje e gjatë e qytetarëve të republikës”, tha ai.
Daut haradinaj nga AAK-ja deklaroi se e mbështesin në parim projektligjin, ndonëse sipas tij është vonuar shumë. Ai ngriti shqetësime për paqartësi rreth zbatimit, veçanërisht për kategoritë sociale, mekanizmat e obligimit për punëdhënësit dhe mbulimin e familjarëve.
“Ligji ka qenë nuk është zbatuar, tash po vie një ligj tjetër që uroj se do të filloj së zbatuari. Ligji ka nevojë të jetë shumë më I qartë dhe specifik. Sot për shërbimet që ofrohen në sektorin publik shëndetësor thuajse janë falas, me një kosto shumë simbolike. Sa I përket shërbimeve, po qe se nuk rritet numri I shërbimve, furnizmi me barna, me këtë ligj kostoja do të jetë më e lartë”, tha Hamza.
Vitia theksoi rëndësinë e tij, sipas të cilit pritet të përmirësojë ndjeshëm systemin shëndetësorë në vend.
Me sigurimin shëndetësorë, çdo qytetarë do të ketë qasje të barabartë në shërbimet bazë shëndetësore duke u reduktuar barrën financiare.
Sipas Vitisë, ky ligj përfshinë funksionmimin dhe financimin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësorë të Kosovës.
“Me këtë projektligj rregullohet sistemi i sigurimit të kujdesit shëndetësor të detyrueshëm, duke përfshirë parimet, funksionet, të drejtat e përgjegjësitë e palëve të përfshira, personat e siguruar, modalitetet e kontributit, pakoja e përfitimeve që mbulohet nga sigurimi shëndetësor i detyrueshëm, marrëdhëniet kontraktuale me institucionet e kujdesit shëndetësor dhe barnatoret në lidhje me ofrimin, përdorimin dhe pagesën e shërbimeve shëndetësore dhe produkteve të dispensuara. Me këtë ligj themelohet Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor të Republikës së Kosovës, përfshirë funksionimin, financimin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor të Republikës së Kosovës”, shtoi ai.