Juventus-Man City – formacionet e mundshme
Sport
Lexohet për: 2 min.
City-Juventus
2 ditë më parë
Linku u kopjua

Juventusi dhe Manchester City do të përballen sontë në stadiumin “Allianz Arena” në kuadër të fazës së Ligës në Ligën e Kampionëve. Trajneri i bardhezinjve Thiago Motta ka rikuperuar disa lojtarë të lënduar, duke përfshirë Andrea Cambiason, i cili pritet të startojë si mbrojtës i majtë.

Khephren Thuram do të rikthehet në mesfushë, duke zëvendësuar Nicolò Fagiolin pas ndeshjes së fundit të Serie A kundër Bolonjës dhe Michele Di Gregorio do të kthehet në portë.

Francisco Conceiçao pritet të startojë si krahu i djathtë, duke iu bashkuar Ten Koopmeiners dhe Yildiz pas sulmuesit të vetëm, Vlahovi, përcjellë KosovaPress.

Manchester City është pa Rodri, Oscar Bobb, John Stones, Manuel Akanji dhe Nathan Aké. Phil Foden dhe Mateo Kovacic kanë udhëtuar në Torino me pjesën tjetër të skuadrës, por nuk janë plotësisht në formë dhe mund të luajnë vetëm disa minuta, siç tha Pep Guardiola të martën.

Juventus vs Man City – formacionet e mundshme

Juventus (4-2-3-1): Di Gregorio; Danilo, Kalulu, Gatti, Danilo; Locatelli, Thuram; Conceicao, Koopmeiners, Yildiz; Vllahoviq.

Man City (4-3-3): Ederson; Ëalker, Dias, Gvardiol, Rico Leëis; Bernardo Silva, Gundogan; Doku, De Bruyne, Grealish; Haaland.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024