Futbollisti i Gjilanit shpallet “Ylli i javës” në Superligë
Sport
Lexohet për: 1 min.
superliga-futboll
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 10-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të SC Gjilanit, Robert Rrahmani.

Rrahmani përveç se shënoi gol në përmbysjen e rezultatit, ishte shumë i rrezikshëm me pasimet e tij drejt sulmuesve gjatë tërë lojës. Ai luajti një rol të rëndësishëm në fitoren e Gjilanit kundër Llapit (2:1), përcjellë KosovaPress.

Pasi mori këtë çmim, Robert Rrahmani u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës: “Kemi besuar që këtë ndeshje do ta fitojmë, ndonëse ishim në disavantazh. Trajneri na ka motivuar shumë. Renditja tabelare nuk është realiteti i ekipit tone. Organizimi i klubit dhe seancat stërvitore janë në perfekcion dhe presim që ta gjejmë lojën tonë. Falënderoj komisionin për vlerësimin, si dhe stafin teknik dhe bashkëlojtaret, sepse pa ta ky çmim nuk do të ishte i mundur.” tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024