Juventus i uron fat Zhegrovës
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Juventus i uron fat Zhegrovës
New Project (2)
26/03/2026 - 16:56
Linku u kopjua

Juventusi i ka uruar zyrtarisht fat yllit të Kosovës, Edon Zhegrova, përpara sfidës jetike të play-off-it për Botërorin 2026 kundër Sllovakisë.

Përmes një mesazhi të shkurtër, "Paç fat, Edon!", klubi bardhezi ka konfirmuar vëmendjen e tij ndaj sulmuesit dardan, ndërsa thekson se "Kosova udhëton drejt Sllovakisë këtë mbrëmje për gjysmëfinalen e kualifikimeve".

Ky postim ka ndezur menjëherë rrjetet sociale, duke u parë jo vetëm si një mbështetje morale për yllin tonë në këtë mision historik, por edhe si një sinjal i fortë i interesimit të "Zonjës së Vjetër" për transferimin e tij në Torino.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026