Anthony Joshua e ka bërë gjithmonë të qartë se qëllimi i tij është të bëhet tri herë kampion bote në peshën e rëndë dhe promovuesi i tij, Eddie Hearn, beson se ai mund ta arrijë këtë në luftën e tij të ardhshme.
Joshua fillimisht i humbi titujt e tij në luftën ndaj Andy Ruiz Jr në vitin 2019, por i rifitoi ato vetëm gjashtë muaj më vonë në revansh. Oleksandr Usyk më pas rrëzoi përxëri nga nga ky brez i ËBA, IBF dhe ËBO dy vjet më vonë dhe që atëherë britaniku nuk ishte në gjendje t'i kthente ato, pasi ukrainasi e mposhtu edhe në herën e dytë.
Duke folur për “Boxing Social” se me kë mund të luftojë Joshua më pas, Hearn tha se një vendim i fundit i IBF do të thoshte se lufta me Filip Hrgovic do kishte më shumë kuptim.
“Lajmet nga IBF i ndryshojnë pak gjërat në lidhje me këtë, në thelb, fituesi i Tyson Fury-Oleksandr Usyk duhet të luftojë me Filip Hrgovic ose ata do të ndalen dhe nuk do ta bëjnë. Anthony Joshua vs Hrgovic është lufta. Unë besoj se lufta do të ndodhë, potencialisht për titullin e botës, kështu që nëse ndodh, duhet ta shohim atë. Ne kemi luftën me Wilder, kështu që ka shumë për të menduar, por ky lajm me siguri i ndryshon gjërat, qëllimi është që AJ të bëhet tri herë kampion bote dhe kjo do të na lejonte ta bëjmë këtë.”, tha Hearn.
Joshua pritej të përballej me amerikanin, Deontay Wilder, por pas një oferte nga Skills Challenge Promotions të Arabisë Saudite u tërhoq, që tani duket se nuk ka gjasa të ndodhë së shpejti.