Joshua dhe Prenga bëjnë shqiponjën dykrenare para duelit të madh
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Joshua dhe Prenga bëjnë shqiponjën dykrenare para duelit të madh
Pak ditë para përballjes së shumëpritur në ring, boksierët Anthony Joshua dhe Kristian Prenga kanë tërhequr vëmendjen me një moment simbolik, duke pozuar së bashku dhe formuar me duar shqiponjën dykrenare.
Fotografitë e publikuara në rrjetet sociale janë shpërndarë gjerësisht dhe kanë nxitur reagime pozitive, veçanërisht nga tifozët shqiptarë, të cilët e kanë vlerësuar gjestin e dy sportistëve para sfidës.
Joshua dhe Prenga do të përballen të shtunën, më 25 korrik 2026, në arenën “Jeddah Superdome” në Xhedah të Arabisë Saudite, në një duel që pritet të zgjojë interesim të madh në botën e boksit.
Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, Anthony Joshua, hyn në këtë ndeshje me një përvojë të jashtëzakonshme, pasi gjatë karrierës ka mbajtur titujt botërorë në versionet WBA, IBF dhe WBO, si dhe është përballur me emra të mëdhenj të këtij sporti.
Nga ana tjetër, Kristian Prenga do të ketë përballë sfidën më të rëndësishme të karrierës së tij. Boksieri shqiptar synon të dëshmojë vlerat e tij përballë një prej emrave më të njohur të boksit botëror dhe të shënojë një rezultat historik.