John Hancock, i pari nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë, rrezikonte vdekjen
4-Fourth
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
John Hancock, i pari nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë, rrezikonte vdekjen
john hancock
04/07/2026 - 14:27
Linku u kopjua

Dyqind e pesëdhjetë vjet më parë, pikërisht më 4 korrik 1776, John Hancock vendosi i pari nënshkrimin e tij në Deklaratën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Në një postim të ambasadës amerikane në Prishtinë, kushtuar atij, thuhet se Hancock nuk e bëri këtë me hezitim, por me vendosmëri, duke e shkruar emrin e tij me shkronja të mëdha, në një kohë kur një veprim i tillë konsiderohej tradhti ndaj Kurorës Britanike dhe mund të dënohej me vdekje.

Hancock ishte president i Kongresit Kontinental, organit që udhëhoqi kolonitë amerikane gjatë Revolucionit, dhe një nga figurat më të rëndësishme të Revolucionit Amerikan.

Ai ishte një tregtar i pasur nga Bostoni që sic raportohet, vuri në shërbim të kauzës së pavarësisë pasurinë dhe ndikimin e tij.

Nënshkrimi i tij u bë simbol i guximit të etërve themelues të SHBA-së dhe, edhe sot, në anglishten amerikane, emri "John Hancock" përdoret si sinonim për fjalën "nënshkrim".

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026