Jepen detaje për plagosjen e një polici në Fushë Kosovë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 javë më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e një polici në Fushë Kosovë të dielën i cili ndodhej jashtë detyrës zyrtare.

Sipas policisë polici është plagosur në kohën kur dy grupe kishin mosmarrëveshje mes vete.

“Viktima mashkull kosovar zyrtar policor jashtë detyrës si kalimtar rasti, është plagosur nga dy grupe që kishin mosmarrëveshje në mes vete. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin, janë intervistuar dy të dyshuar kosovarë të cilët janë liruar në konsultim me prokurorin, ndërsa një i dyshuar tjetër është arratisur nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka bërë me dije se me urdhër të prokurorit kanë kryer bastisje në lidhje me rastin, por nuk kanë gjetur asgjë të dyshuar.

“Në konsultim me prokurorin, janë iniciuar veprat e cekura penale, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet tutje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024