Jasharaj: Nëse Qeveria reflekton në vikend mund të arrihet marrëveshja
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Jasharaj: Nëse Qeveria reflekton në vikend mund të arrihet marrëveshja
Rrahman-Jasharaj
09/09/2022 - 16:58
Linku u kopjua

Kryetari i Këshillit Grevist të BSPK-së, Rrahman Jasharaj pret nga qeveria që të mos këmbëngulë dhe të marrë parasysh kërkesat e sindikatave.

Ai pas takimit në Këshillin Ekonomik Social, është pyetur se a "do të lëshojnë pe" në kërkesën e tyre për 100 euro.

Ai u shpreh optimist pas këtij takimi se në vikend do të arrihet marrëveshja.

"Nuk mund të flas tani se janë njerëzit tjerë që i bëjnë këto planifikime dhe unë besoj që BSPK është e gatshme për dialog. Çfarëdo të bëjë konkretisht unë nuk mund të them se është ekipi i ekspertëve. Atë që neve na thonë njëri prej përfaqësuesve të BSPK-së në takim do të marrë vendimet edhe nga anëtarësia, edhe nga ekipet e ekspertëve dhe do t’ia paraqesim qeverisë. Me urimin që edhe qeveria mos të këmbëngulë me vendimet e veta 50 dhe pikë. Nëse të dy palët jemi vërtetë për dialog, e shtunja dhe e diela mund të sjellin edhe ndryshime. Nëse jo, atëherë fatkeqësisht do të kemi një situatë që nuk e ndryshojmë as ne", ka thënë Jasharaj.

Për më tepër tha se takimi prej tre orësh ishte i vështirë.

"Ishte takim i vështirë, vet fakti që Këshilli Ekonomik nuk është takuar tash e katër muaj, ka pasur tema që janë grumbulluar dhe kishte tema të tjera. Kërkesa jonë është që ulen të shtunën dhe të dielën", ka shtuat Jasharaj.

Në orën 15:00 ka filluar mbledhja e Këshillit Ekonomik Social mes sindikatave, ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe asaj të Arsimit, Arbërie Nagavci.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026