Pas eliminimit të Los Angeles Lakers nga Oklahoma City Thunder, LeBron James është shprehur i pasigurt për të ardhmen e tij, duke thënë:
"Me të ardhmen time, nuk e di, sinqerisht. Është ende herët pasi sapo humbëm serinë dhe nuk e di se çfarë rezervon e ardhmja për mua", u shprej James.
"Nuk mendoj se kam dalë e të kem thënë 'Oh, pensionimi po vjen'". Gjatë këtij sezoni, ai pranoi një rol të ri si opsion i tretë në skuadër, diçka që nuk e kishte bërë kurrë më parë:
"Nuk kam qenë kurrë opsion i tretë në jetën time. Të isha i aftë të lulëzoja në atë rol për atë periudhë kohore... ishte mjaft interesante për mua në këtë etapë të karrierës sime", deklaroi James.Ai gjithashtu theksoi se dashuria për lojën varet nga përkushtimi ndaj procesit të vështirë stërvitor:
"Nëse mund të angazhohem dhe të jem ende i dashuruar me procesin e paraqitjes në arenë pesë orë e gjysmë para ndeshjes për t'u përgatitur... duke dhënë gjithçka që kam dhe duke u zhytur për topa të lirë, atëherë dua të vazhdoj".