Skuadra Chelsea arriti fitoren e katërt në edicionin e ri në Premier Ligë pasi mposhti Newcastle United sot në Londër me rezultatin 2:1.
Nicolas Jackson solli “të kaltrit” në epërsi me golin e shënuar në minutën e 20-të, pasi në minutën e katërt u anulua një penallti e akorduar për skuadrën vendëse, pas shikimit të VAR-it. Mysafirët barazuan shifrat përmes Alexandar Isak në minutën e 32-të, pas asistimit të Lewis Hall.
Ndeshja në “Stamford Bridge” ishte e vlefshme në kuadër të xhiros së 9-të. Sot gjatë ditës janë zhvilluar edhe takimet e tjera përmbyllëse të kësaj xhiroje, në të cilat Crystal Palace ishte më i mirë si vendës ndaj Tottenham duke e mposhtur me rezultatin 2:1, ndërsa West Ham United nxori tri pikë ndaj Manchester United duke fituar 1:0. Arsenal dhe Liverpool luajnë sonte më vonë.
Manchester City prin në tabelë me 23 pikë, dy më shumë se Liverpool, por me një ndeshje më pak të zhvilluar. Në fundin e tabelës renditen skuadrat që ende nuk kanë shijuar fitoren - Ipswich Town (18) katër pikë, Wolves (19) dy pikë dhe Southampton (20) me vetëm një pikë.