Kërkohet ndihma e qytetarëve për gjetjen e një personi të zhdukur në Ferizaj
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Kërkohet ndihma e qytetarëve për gjetjen e një personi të zhdukur në Ferizaj
1 orë më parë
Linku u kopjua

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikimin e fotografive të personave të kërkuar, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të ndihmuar në gjetjen e një personi të zhdukur.

Më 29.01.2025, familjarët kanë raportuar në Policinë Rajonale të Ferizajt se Bekim Shaban Vari, me nofkë Bekim Kashtanjeva- Llapa, i lindur më 01.03.1987, është larguar nga shtëpia në Pleshinë e Ulët të Ferizajt më 22.01.2025, rreth orës 17:00 dhe që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Personi i zhdukur ka ngjyrë të zezë të flokëve, 1.85 cm i lartë, peshë 90 kg, ka të veshur pallto me kapelë, ngjyrë e gjelbër. 

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij, të kontaktojë policinë në stacionin më të afërt, përmes aplikacionit digjital "Lajmëro Policinë" ose në numrat e telefonit 192, 0290/326-250, 0290/322-406. Informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025