Mjeku i njohur italian: Ylli i Serie A i paaftë për futboll - kjo është arsyeja
Sport
Lexohet për: 2 min.
Mjeku i njohur italian: Ylli i Serie A i paaftë për futboll - kjo është arsyeja
Foto Ilustruese
23 orë më parë
Linku u kopjua

Edoardo Bove (22) humbi ndjenjat gjatë ndeshjes ndërmjet Fiorentinës dhe Interit në raundin e 14-të të Serisë A.

Në minutën e 17-të, mesfushori i ekipit të Firencës u përkul për të lidhur këpucën, bëri disa hapa dhe u rrëzua. Ai u shpëtua pas ndërhyrjes urgjente mjekësore dhe tashmë gjendja e tij është stabile pasi pësoi sulm në zemër.

Mjeku italian Ivo Pulcini, i cili punon prej vitesh drejtor i stafit mjekësor në Lazio dhe ekspert i sëmundjeve kardiovaskulare, thotë se aktualisht është një futbollist i paidentifikuar që luan në Serie A, të cilin e ka shpallur të paaftë për të luajtur futboll si rezultat i gjendjes jo të mirë shëndetësore.

“Në vitin 2019 më vizitoi një futbollist shumë i rëndësishëm, i cili aktualisht është shumë i njohur dhe sot luan në Serinë A. E shpalla të papërshtatshëm për futboll dhe më pas ai vizitoi tri klinika të ndryshme sepse drejtori i atëhershëm i klubit Igli Tare donte të sillte. Ai me çdo kusht mbeti i patundur dhe ne nuk e firmosëm”.

Danilo Cataldi, një ish-lojtar i Lazio, ishte i pari që ndihmoi Bove në fushë të dielën. Pulcini punoi me Cataldi dhe e stërviti për ndihmën e parë.

"Lazio e mësoi të jepte ndihmën e parë. Cataldi ka një certifikatë ndërkombëtare të Shoqatës Amerikane të Zemrës ACIS për të ndihmuar njerëzit në çdo situatë emergjente. Lazio ishte klubi i parë në Itali që zhvilloi kurse kardio-pulmonare, reanimim me përdorimin e defibrilatorit”, tha Pulcini.

"Ne në Lazio e filluam këtë praktikë në vitin 2018 dhe e përsërisim atë çdo dy vjet për të kujtuar teknikat dhe udhëhequr çdo lojtar të ri në klub. Presidenti Lotito bleu një pajisje kardiake SDS, e cila parashikon vdekjen e papritur dhjetë vjet më parë. Klubet duhet të punojnë që të sigurojnë të gjithë ta kenë atë pajisje."

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024