Ja çka gjeti Agjencia e Ushqimit në lokalin ku u helmuan 100 persona në Malishevë
Lexohet për: 1 min.
370326213_602811438519206_3115427655897203421_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Zyrtari për informim në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Lamir Thaçi tha se i janë përgjigjur rastit menjëherë dhe bashkë me policinë, kanë filluar inspektimin te lokali ku janë shërbyer klientët, në të cilin kanë hasur higjienën jo të duhur dhe mosdezinfektim, si dhe produkte pa origjinë.

Ai tha se kanë marrë mostrat e ushqimeve dhe pas mbledhjes së dëshmive, lokali është mbyllur dje dhe po vazhdon të jetë i mbyllur edhe sot.

Thaçi tha se nga rezultatet laboratorike do të mbledhin të gjitha faktet për të zbuluar shkaktarin se nga ka ardhur ky helmim.

Sipas tij, ky është rasti i dytë që po ndodhë brenda një jave dhe AUV-i, do të ndërmarrin një aksion të përgjithshëm për të kontrolluar të gjithë kuzhinat e lokaleve për të gjetur shkaktarin kryesor.

Përndryshe, numri i të helmuarve me ushqim ka arritur në 100. Disa nga ata janë trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë dhe 12 pacientë në Klinikën Infektive.

https://kosovapress.com/admin/nga-100-te-helmuarit-ne-malisheve-12-paciente-po-trajtohen-ne-qkuk/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025