Ja çfarë muzike do të dëgjoni në Sunny Hill Festival 2026
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ja çfarë muzike do të dëgjoni në Sunny Hill Festival 2026
SHF26_Artist_04 Manifest
13/07/2026 - 12:38
Linku u kopjua

Nga muzika pop deri te ajo elektronike, këtë vit Sunny Hill Festival ka sjellë një përzierje perfekte të zhanreve në skenë.

Për tre ditë rresht, festivali më i njohur në Kosovë ka siguruar që dashamirët e muzikës të dëgjojnë live disa nga muzikantët më të njohur të botës dhe në të njëjtën kohë po i jep hapësirë artistëve kombëtarë.

E njohur për këngët “Fireworks”, “Dark Horse” si dhe “Roar”, Katy Perry do të kulminojë me performancën e saj natën e parë. Që nga debutimi i saj në vitin 2008, ajo ka arritur mbi 115 miliardë dëgjime dhe ka shitur mbi 70 milionë albume të përshtatura në mbarë botën.

Perry-n do ta paraprijë “superstar” i Ballkanit, Dhurata Dora. Deri më sot, këngëtarja shqiptare e lindur në Gjermani, ka arritur mbi 200 milionë dëgjime dhe më shumë se 1 miliard shikime të videove në mbarë botën.

Prej Liverpool-it e drejt në Prishtinë për natën e dytë të festivalit po vjen edhe Esdeekid. Reperi britanik  publikoi mixtape-in e tij debutues, “Rebel”, në qershor të vitit 2025 ndërsa tani po bën boom me këngët e tij “4 Raws”, “Phantom”, “Century”.

Natën e dytë do e përmbyll Lewis Capaldi, këngëtari skocez me këngë që provokojnë lot, “Someone You Loved”, “Before You Go”, “Bruises”. Mirëpo kjo nuk është hera e parë që Capaldi po headline, ai  ka qenë headliner në pesë kontinente të ndryshme.

Fundi i natës së tretë i takon Martin Garrix, një nga DJ-të dhe producentët më të suksesshëm në skenën pop dhe elektronike. Ai ka performuar në festivalet më të mëdha në botë dhe ka bashkëpunuar me yje si Dua Lipa, Khalid, Bono dhe The Edge.

Para tij përgjegjës për muzikën do të jetë një DJ tjetër i muzikës elektronike, Tyson O’Brien. O’Brien pritet të emocionojë me energjinë e tij në skenë.

Disa nga artistët dhe DJ-të shqiptarë që do të ndezin 4  skenat e ndryshme që i takojnë festivalit gjatë 31 gusht-2 korrik janë Lyrical Son, MC Kresha, EKO, Sahati, Asgjë sikur Dielli, Sytë, Artassassin, Uran B.

/KosovaPress


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026