Agim Çeku për Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin: U bënë bashkë për të rilindur Kosovën, atdheu s'i harron kurrë
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Agim Çeku për Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin: U bënë bashkë për të rilindur Kosovën, atdheu s'i harron kurrë
Ceku1234
28/05/2026 - 19:54
Linku u kopjua

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të  UÇK-së, Agim Çeku ka kujtuar Fehmi e Xhevë Lladrovci në ditëlindjen e tyre të 70-të dhe 71-të, duke thënë se rrugëtimi i tyre jetësor është kryevepër historike qe frymëzon çdo kohë dhe çdo brez.

Ceku tha se Fehmiu edhe Xhevë Lladrovci ishin të lindur për njëri-tjetrin dhe u bënë bashkë për të rilindur Kosovën.

“Ata ishin të lindur për njeri tjetrin dhe u bënë bashkë për të rilindur Kosovën. Ditëlindjet e heronjëve janë edhe ditëlindjet te lirisë. Prandaj duke i nderuar kryeheronjtë e UÇK-së Fehmiu dhe Xhevën ne nderojmë lirinë e Kosovës dhe sakricat e brezave të tërë. Thuhet me të të drejtë se njerëzit nuk janë heronj vetëm për mënyrën si vdesin por edhe për mënyrën si jetojné . Fehmiu e Xheva jane Heronj të Dyfishtë sepse edhe jetën edhe vdekjen e kane bërë si heronj. Fehmiu jetoi si hero vitet e rënda të burgut, të cilat nuk e thyen as atë as Xhevën . Xheva jetoj si heroinë e vërtetë kur u bë nuse pa duvak dhe shkoi ne shtepinë e bacës Tush per te pritur heroin e saj Fehmiun. Ajo e priti per vite të tëra si ne kënget e legjendave. Edhe pas ribashkimit Fehmiu dhe Xheva nuk kishin plane per veten. Ata kishin ne mendje veç nje plan dhe një ëndërr liriné e Kosoves për të cilën ishin te gatshëm te flijoheshin”, tha Ceku.

Ai bëri të ditur se trimerinë dhe heroizmin e tyre e njohu nga afer ne luften per çlirimin e Kroacisë, ndërsa Fehmiun e kishte njohur edhe më shumë gjatë takimeve me oficerët shqiptarë si pjesë e mobilizimit të tyre në UÇK.

“E di se gëzimi më i madh i Fehmiut dhe Xhevës ka qenë kur kanë hyrë në Kosovë me uniformëne UÇK-së. Ëndërra po u bëhej realitet. Veç një brengë e kishte Fehmiu kur hyri në Kosovë që nuk arrit t'i gjejë gjallë miqtë e tij Komandantin legjendar Adem Jasharin dhe heroin Hamzë Jashari, për të luftuar së bashku. Por ata do te beheshin bashkë në përjetësi ! Nuk ka kapitull me te lavdishëm per një ushtri se rënia e komandantëve në fushë të betejës. UÇK-ja ka shumë kapituj të tillë ne librin e saj te lavdisë. Nje nga këta kapituj lavdie ishte edhe rënia heroike e Fehmiut dhe Xhevës qe edhe jetën edhe vdekjen i bën bashkë! Ata do të jenë gjithmonë bashkë edhe në histori edhe në këngë edhe në memorien dhe ndërgjegjen e kombit. Lum familjet e lum Kombi qe lindi heronj si Fehmiu e Xheva”, u shpreh ai.

Në fund, Çeku potencoi se adheu nuk i harron kurrë Fehmiun dhe Xhevën dhe të gjithë heronjtë qe ju gjetën pranë vendit në orën vendimtare të historisë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026