Vetëm një ditë pas tragjedisë në Cetinjë të Malit të Zi heshtja ka kapluar të gjithë vendin.
Gjithçka ka mbetur në vend pas vërshimit të breshërisë së plumbave nga një i ri mbrëmjen e djeshme.
Të gjithë banorët janë larguar, ndërsa në pamjet e siguruara nga Top Channel shihet se si në njërën nga banesat ende qëndrojnë këpucët e fëmijëve dhe karroca në ambientet e jashtme.
Vetëm në pak momente e gjithë zona u kthye në një skenë krimi, me pasoja të rënda.
Në mesin e vrarëve janë edhe dy fëmijë, si dhe vetë autori Vuk Boriloviç, duke e çuar numrin e të vrarëve në 11.
Qeveria e Malit të Zi shpalli tri ditë zie në gjithë territorin e vendit, pas tragjedisë në Cetinjë. Ndërkohë gjashtë persona janë duke u trajtuar në spital, tre prej të cilëve janë në rrezik për jetën.
Kjo është ngjarja më vdekjeprurëse në dekadat e fundit në Mal të Zi teksa ndodhi në kulmin e sezonit turistik.