Izraeli liron qindra aktivistë, në mesin e tyre shqiptari Baki Goxhaj
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Izraeli liron qindra aktivistë, në mesin e tyre shqiptari Baki Goxhaj
shqiptari i lirum
21/05/2026 - 14:55
Linku u kopjua

Burime nga organizata ligjore izraelite “Adalah” bëjnë me dije se autoritetet izraelite kanë liruar qindra aktivistë që u përpoqën të thyenin bllokadën detare të Gazës dhe janë në proces të dëbimit të tyre.

Sipas Adalah, të gjithë aktivistët ndërkombëtarë po dërgohen drejt një aeroporti civil pranë qytetit jugor të Eilat-it, nga ku do të deportohen. Organizata shton se një pjesë e tyre janë transportuar me avion drejt destinacioneve të ndryshme.

Në mesin e të ndaluarve, sipas euronews.al, është edhe shtetasi shqiptar Baki Goxhaj, i cili u ndalua dy ditë më parë nga forcat izraelite së bashku me aktivistë të tjerë ndërkombëtarë, gjatë pjesëmarrjes në flotën humanitare “Sumud”, që synonte dërgimin e ndihmave për Gazën.

Sipas raportimeve, Goxhaj dhe aktivistët e tjerë po përballen me procedura dëbimi, me destinacion të mundshëm Turqinë, ndërsa shpenzimet e udhëtimit do të mbulohen nga policia kufitare izraelite. Autoritetet turke kanë konfirmuar se po organizojnë fluturime speciale për kthimin e qytetarëve të tyre dhe aktivistëve të huaj, përmes Turkish Airlines.

Sipas “The Jerusalem Post”, rreth 430 aktivistë nga vende të ndryshme janë ndaluar dhe janë transportuar drejt aeroportit Ramon në jug të Izraelit, pas ndërhyrjes ndaj flotës humanitare që ishte nisur drejt Gazës. Ministri izraelit Itamar Ben-Gvir i ka cilësuar disa prej tyre si të dyshuar për terrorizëm.

Ndërkohë, edhe një aktivist me shtetësi izraelite, Zohar Regev, është paraqitur në gjykatë në Ashkelon për akuza të hyrjes dhe qëndrimit të paligjshëm në vend, raporton AP, përcjell KosovaPress.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026