Helmohen 80 persona në Han të Elezit, prokurori i shtetit po heton rastin
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Helmohen 80 persona në Han të Elezit, prokurori i shtetit po heton rastin
Klinika Infektive
Foto Ilustruese
15/07/2026 - 14:23
Linku u kopjua

Rreth 80 persona dyshohet se janë helmuar nga konsumimi i ushqimit fast-food në Han të Elezit brenda dy ditëve.

Lidhur me këtë rast, ka filluar të merret edhe Prokurori i Shtetit dhe me urdhër të tij është iniciuar rasti për hetim “Prodhimi dhe vënia në qarkullimin e artikujve të dëmshëm ushqimorë”.

Për KosovaPress zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha se do të intervistohen dy pronarë të dy lokaleve në qytetin e Hanit të Elezit, në funksion të zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit.

“Lidhur me rastin e raportuar, ju njoftojmë se sot, rret 13:40, Njësia e Hetimeve në Hani Elezit ka kontaktuar prokurorin e shtetit dhe me urdhër të tij është inicuar rasti për hetim "Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë". Si rrjedhoj do të intervistohen dy pronarë të dy lokaleve në qytetin e Hani Elezit, në funksion të zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit”, tha Veseli në një përgjigje me shkrim.

Policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Gjithashtu është njoftuar edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Lajmi në zhvillim...


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026