Forcat ajrore izraelite sulmuan të shtunën qytetin Rafah në Rripin e Gazës.
Sulmi erdhi pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu urdhëroi ushtrinë të përgatiste një plan për evakuimin e civilëve nga qyteti jugor në kufi me Egjiptin, përpara një operacioni tokësor të pritshëm.
Zyra e Netanyahu njoftoi të premten se ushtria ishte urdhëruar të hartonte një plan për të evakuuar civilët nga qyteti, si dhe për të shkatërruar katër batalione të Hamasit, për të cilat tha se ndodheshin në Rafah.
“Është e pamundur të arrihet qëllimi i luftës për eliminimin e Hamasit duke lënë katër batalione të tij në Rafah”, tha Netanyahu.
Por në deklaratë nuk sqarohej një afat mbi hartimin e planit apo se kur Netanyahu mendonte se do të evakuoheshin më shumë se 1.4 milion palestinezët që ndodhen aty. Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara kanë thënë vazhdimisht se në Gazë nuk ka më vende të sigurta.
Netanyahu tha këtë javë se qytetet Rafah dhe Khan Younis janë "dy bastionet e fundit të Hamasit, një grup ky i shpallur terrorist nga SHBA-ja. /Voa