Italia vendi favorit për organizimin e Euro 2032
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Federatës së Futbollit në Itali, Gabriel Gravina, ka thënë se Italia është në pozicion shumë të mirë për të organizuar Kampionatin Evropian në vitin 2032.

Italia priti për herë të fundit një turne të madh futbolli për meshkuj në vitin 1990, ndërsa kishte disa ndeshje të zhvilluara të Euro 2020, duke përfshirë atë hapëse, në Romë.

Por Gravina tha se Italia dëshiron të presë vitin 2032 dhe mendon se është e pozicionuar mirë për ta bërë këtë, përcjellë KosovaPress.

Duke folur në një samit sportiv italian, ai tha: “Jemi ne dhe Turqia për vitin 2032. Jemi të pozicionuar mirë. Italia më në fund beson se mund ta bëjë këtë.”

Gjermania do të jetë mikpritëse e Euro 2024 ndërsa Britania e Madhe dhe Irlanda janë rivale të Turqisë për Euro 2028.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024