Një ndërhyrje e jashtëzakonshme diplomatike e ka rikthyer futbollin italian në diskutimet për Kupën e Botës, me një të dërguar special të SHBA-së që konfirmon se ka kërkuar zyrtarisht që FIFA të zëvendësojë Iranin me Italinë në turneun e kësaj vere.
Paolo Zampolli, i dërguar i Trump me origjinë italiane, i tha Financial Times se ai personalisht i është drejtuar si Donal Trump ashtu edhe presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, me propozimin.
Ky veprim, sipas FT është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të riparuar marrëdhëniet mes Trump dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni, pas tensioneve që dolën mes sulmeve publike të presidentit amerikan ndaj Papa Leo XIV gjatë konfliktit me Iranin.
Pjesëmarrja e Iranit në turne është komplikuar nga kërkesa e vendit drejtuar FIFA-s për të zhvendosur ndeshjet e tyre nga Shtetet e Bashkuara në Meksikë, duke përmendur situatën gjeopolitike të vazhdueshme. Irani lëshoi një deklaratë të mërkurën duke thënë se ata mbeten të përgatitur për turneun dhe kanë ndërmend të marrin pjesë, mëgjithëse qëndrimi i tyre varet nga marrja e një përgjigjeje zyrtare nga FIFA në lidhje me kërkesën për vendin e zhvillimit të ndeshjeve.Italia humbi Kupën e Botës për herë të tretë radhazi në mars, duke humbur finalen e playoff-it ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës në penallti.
KosovaPress