Italia jashtë Botërorit për herë të tretë radhazi
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Italia jashtë Botërorit për herë të tretë radhazi
Futbolli botëror është tronditur sërish: Italia, katër herë kampionia e botës, ka dështuar të kualifikohet në Botërorin 2026 pas një humbjeje dramatike me penallti kundër Bosnjë-Hercegovinës në Sarajevë.
Media italiane e ka përshkruar këtë eliminim si një "makth të përsëritur", duke theksuar se një brez i tërë po rritet pa e parë dot kombëtaren e tyre në skenën më të madhe të futbollit.
Trajneri Gennaro Gattuso, mes lotësh, mori përgjegjësinë e plotë: "Djemtë nuk e meritonin këtë goditje... dhemb sepse ky Botëror ishte i rëndësishëm për të gjithë Italinë," deklaroi ai, ndërsa titujt e gazetave si
Corriere dello Sport ishin brutalë: "Dështimi i tretë. Të gjithë në shtëpi!"
Në krahun tjetër, festa në Sarajevë ishte legjendare, e udhëhequr nga kapiteni 40-vjeçar, Edin Dzeko. Sulmuesi dha një deklaratë emocionuese, duke ia dedikuar këtë sukses shokëve të fëmijërisë që humbën jetën gjatë luftës:
“Dua t’ua dedikoj këtë sukses shokëve të mi, me të cilët dilja çdo pasdite në rrugë për të luajtur futboll kur isha 6 vjeç. Një ditë nëna ime nuk më la të dilja jashtë, dhe atë ditë ra një bombë në rrugë; të gjithë shokët e mi vdiqën.”
KosovaPress