Italia ekstradon në Kosovë dy persona të kërkuar nga drejtësia
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Italia ekstradon në Kosovë dy persona të kërkuar nga drejtësia
Policia e Kosoves - automjeti - arkiv - ilustrim
14/03/2026 - 10:48
Linku u kopjua

Dy persona janë ekstraduar nga Italia në Kosovë, pasi kërkoheshin për vrasje në tentativë, armë mbajtje pa leje dhe vjedhje.

Policia e Kosovës ka ekstraduar dy personave të kërkuar nga drejtësia , të cilët ishin arrestuar më herët në Itali.

Operacioni u zhvillua nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim me njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.

Sipas njoftimit zyrtar, ekstradimet janë realizuar më 12 dhe 13 mars 2026 përmes bashkëpunimit me autoritetet italiane dhe me ndërmjetësimin e INTERPOL-it, pasi ndaj të dyshuarve ishte lëshuar letër rreshtim ndërkombëtar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.

“ Me datë 12.03.2026, është realizuar ekstradimi i të kërkuarit A.B., pasi që nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, kërkohej për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.Ndërsa me datën 13.03.2026, është ekstraduar i kërkuari Xh.K., pasi që i njëjti nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, kërkohej për veprat penale “Vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje”- thuhet në raportin e Policisë.

Autoritetet bëjnë të ditur se të dy ekstradimet janë realizuar në përputhje me ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Italisë.

Pas mbërritjes në Kosovë, të dyshuarit u janë dorëzuar njësive përkatëse të policisë në rajonet e Prizrenit dhe Mitrovicës për procedura të mëtejshme ligjore.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026