Itali-Shqipëri, formacionet e mundshme
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Shqipërisë e nis sonte aventurën në Kampionatin Evropian Euro 2024 në Gjermani.

Duke filluar mbrojtjen e titullit të saj evropian, Italia takohet me rivalin e Grupit B, Shqipërinë sonte në mbrëmje, kur të dy kombëtaret nisin fushatën e tyre në Euro 2024, raporton KosovaPress.

Ndërsa "Azzurri" përfundimisht synon të fitojë Evopianin për të dytën herë me radhë, Shqipëria shpreson të avancojnë nga faza e grupeve në paraqitjen e dytë në këtë turne.

Shqipëria dhe Italia janë përballur katër herë mes vete, ku në të katër ndeshjet kuqezinjët kanë pësuar humbje.

Sa i përket ndeshjes së sotme, formacionet e mundshme mund t'i gjeni më poshtë.

Italia (4-2-3-1): Donnarumma; Di Lorenzo, Buongiorno, Bastoni, Dimarco; Cristante, Jorginho; Frattesi, Pellegrini, Chiesa; Scamacca

Shqipëria (4-2-3-1): E. Berisha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani; Asani, Bajrami, Seferi; Broja

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024