Isufaj: Çdo goditje ndaj grupeve kriminale është një investim në sigurinë e qytetarëve
Siguri
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Isufaj: Çdo goditje ndaj grupeve kriminale është një investim në sigurinë e qytetarëve
Isufaj-foto
06/07/2026 - 16:14
Linku u kopjua

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj ka thënë sot seçdo goditje ndaj grupeve kriminale në Kosovë është një investim në sigurinë e qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik të vendit.

Ai bëri këto komente në një konferencë për shtyp ku foli në lidhje me aksionet e fundit që ka kryer kjo Prokurori, ku, siç u bë me dije, janë sekuestruar asete me vlerë 1 milion euro, në lidhje me një rrjet të pastrimit të parave të përfituara nga trafikim i drogës.

Ai bëri të ditur se ky operacion është realizuar në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe franceze, të koordinuar nga Europoli dhe Eurojust-i dhe se në kuadër të tij janë arrestuar dy persona në shtator të vitit 2025, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale: pjesëmarrja apo organizimi i grupit kriminal të organizuar dhe shpëlarje parash.

“Më 30 qershor, Policia e Kosovës, nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka kryer disa bastisje në kuadër të një operacioni kundër krimit të organizuar. Ky operacion është realizuar në kuadër të një hetimi mbi pastrimin transnacional të parave, të nxjerra nga trafikimi i drogës, nga autoritetet italiane dhe franceze, të koordinuar nga Europoli dhe Eurojust-i, e në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë Speciale të Kosovës. Në kuadër të këtij rasti, janë arrestuar dy persona në shtator të vitit 2025, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale: pjesëmarrja apo organizimi i grupit kriminal të organizuar dhe shpëlarja e parave”, tha Isufaj.

Kryeprokurori përmendi edhe disa operacione të tjera të rëndësishme për të ciat tha se i ka kryer ky institucion

I pyetur për ngritjen e aktakuzës ndaj përgjegjësve për masakrën ndaj familjes Jashari në Prekaz, Isufaj tha se hetimet janë në përfundim dhe pas sigurimit të provave do të ketë edhe aktakuzë ndaj të dyshuarve.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026