Ismaili takoi drejtues të FMN: Vlerësohet lart zbatimi i rekomandimeve dhe programeve në fuqi
Biznes
Lexohet për: 1 min.
Gjatë takimeve vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore në Uashington, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Ahmet Ismaili u takua me zëvendësdrejtorin menaxhues të FMN-së Bo Li me të cilin diskutoi mbi zhvillimet kryesore në sektorin financiar, reformat dhe planin strategjik të BQK-së.
Guvernatori Ismaili theksoi mbështetjen e dhënë BQK-së nga FMN-ja në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe zbatimin me sukses të rekomandimeve nga misionet e FMN-së.
Gjithashtu u diskutua për nivelin e zbatimit të kënaqshëm të Programeve që Kosova ka të nënshkruara me FMN, ku BQK ka përmbushur me sukses detyrat e saj.
Në takim u ritheksua zotimi për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me qëllim të zbatimit me sukses të projekteve të FMN-së që kanë ndikim pozitiv në sektorin financiar dhe ekonominë e vendit.
Ndryshe, në kuadër të takimeve vjetore të FMN dhe BB, delegacioni i BQK-së do kenë takime bilaterale me drejtuesit e FMN-së dhe BB-së si pjesë e partneritetit të rëndësishëm institucional.