Protestat në Serbi, Vuçiq thotë se i di arsyet - përmend edhe Kosovën
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Protestat në Serbi, Vuçiq thotë se i di arsyet - përmend edhe Kosovën
2 javë më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq deklaroi sot se protestat e studentëve në vend nuk janë protesta studentore, por ato kanë mbështetje nga jashtë.

Në takimin “E ardhmja, jo e kaluara”, e cila është pjesë e një nisme më të gjerë për dialogun me të rinjtë, Vuçiq tha se një nga arsyet kryesore për protesta është kundërshtimi ndaj miratimit të Rezolutës për Srebrenicën në Kombet e Bashkuara.

Ai tha se “në ditët në vijim do të zbulohen shumë dëshmi që vërtetojnë se pas ngjarjeve të fundit në Serbi ka mbështetje të madhe nga faktorët e huaj.”

Sipas tij, protestat kanë synime jo vetëm të brendshme, por edhe ndërkombëtare, duke akuzuar “të fuqishmit në botë” për “tri arsye”.

“Për shkak se duan ta përfundojnë punën rreth Kosovës sa më shpejt, nuk mund të durojnë që Serbia të jetë fuqi lidere në rajon, dhe sepse Serbia i rezistoi votimit të Rezolutës për Srebrenicën në OKB”, tha Vuçiq.

Vuçiq nuk iu përgjigj pyetjes nëse Qeveria e Serbisë do t'i plotësojë kërkesat e studentëve që protestojnë prej javësh në mbarë vendin, duke kërkuar përgjegjësinë për aksidentin në Novi Sad ku 15 persona humbën jetën.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025