Para Kuvendit të Kosovës sot është mbajtur protestë për punëtoret teknike të këtij institucioni, të cilat janë në grevë tash e shtatë javë. Përveç kërkesës për rritje të pagës, tashmë ato po kërkojnë edhe qasjen në vendin e punës.
As ditën e premte e as sot, punëtoret teknike nuk u lejuan të hyjnë në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Me pankartat “Mos i zëvendësoni punëtoret”, “Mos i ndëshkoni grevistet”, “Schafberger shtyp punëtorët, Kuvendi e lejon”, aktivistët e Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist e përkrahën këtë protestë.
Përfaqësuesja e punëtoreve teknike të Kuvendit të Kosovës, Nazife Krasniqi tha se sot nuk janë lejuar të hyjnë në Kuvendin e Kosovës.Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi u shpreh se greva e këtyre punëtoreve teknike do të vazhdoj, ndërsa paralajmëroi edhe ngritje të padisë për kompaninë që i ka në përgjegjësi këto punëtore.
Ndërsa, aktivistja, Liridona Sijarina u shpreh se veprimet karshi këtyre punëtoreve teknike është përbuzje dhe shkelje e dinjitetit të tyre.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...