Ish-ylli i Barcelonës, Bojan Krkic ka njoftuar për pensionimin e tij nga futbolli në moshën 32 vjeçare.
Krkic zyrtarisht bëri të ditur lajmin për pensionim gjatë një ceremonie speciale me presidentin e Barcelonës, Joan Laporta te “Auditori 1899” i “Camp Nou” sot, raporton KosovaPress.
“Këto vendime nuk janë të lehta. Kam qenë larg shtëpisë për 12 vite dhe ndjehem i përmbushur profesionalisht. Doja ta shijoja fazën tjetër të jetës sime afër familjes sime. Nuk kam probleme fizike. Kam pasur tre lëndime, por jam rikuperuar, 100%”, tha Krkic.
“Është një ndjenjë, është realiteti. Unë jam më i emocionuar për të bërë gjëra të tjera tani sesa për të vazhduar të luaj futboll. Unë jam mirënjohës për gjithçka që kam përjetuar. Kam luajtur për Barcelonën, kam luajtur me lojtarë të mëdhenj, kam fituar trofe dhe kam luajtur në liga të tjera. Por unë jam gati të filloj gjëra të reja tani”, shtoi më tej Krkic.
Ai kaloi katër sezone me ekipin e parë të Barcelonës, duke shënuar 41 gola në 162 ndeshje përpara se të shitej te Roma në vitin 2011.
Klubet e tij të tjera evropiane përpara se të bashkohej me Stoke Cityn në vitin 2014 përfshinin huazimet te AC Milan dhe Ajaxi.