Një nga ndeshjet më interesante të fazës së 1/16-ës së finales në këtë Botëror do të jetë ajo mes Portugalisë dhe Kroacisë, një përballje që vendos përballë dy ikona të futbollit në të dyzetat e tyre, Cristiano Ronaldo (41 vjeç) dhe Luka Modriç (40 vjeç).
Në atë që mund të jetë Botërori i fundit për të dy, ish-shokët e skuadrës te Real Madridi do të japin gjithçka për një vend në çerekfinale. Ky takim i rëndësishëm i gjen ata sërish si rivalë në fushë, një skenë që rrallë herë është parë në të kaluarën, si në kohën kur Ronaldo mbronte ngjyrat e Manchester United dhe Modriç luante për Tottenhamin në Angli, para se të bashkoheshin në Madrid për të shkruar historinë së bashku.
Tani, në këtë përballje të madhe të Botërorit, secili do të kërkojë të udhëheqë kombëtaren e tij drejt suksesit.
Për Ronaldon kjo është një mundësi për të thyer mallkimin personal pasi nuk ka shënuar kurrë në fazat me eliminim direkt të këtij turneu, ndërsa Modriç do të mbështetet te përvoja e tij e madhe për të mbajtur gjallë rekordin e Kroacisë, e cila ka kaluar gjithmonë me sukses rrethin e parë knockout në historinë e saj.