Ish-presidenti malazez: Qarqe nga Beogradi tentuan ta destabilizonin Kosovën dhe ta komprometonin KFOR-in
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ish-presidenti malazez: Qarqe nga Beogradi tentuan ta destabilizonin Kosovën dhe ta komprometonin KFOR-in
Milo Gjukanoviq
19/05/2026 - 10:05
Linku u kopjua

Qarqe të fuqishme politike dhe të sigurisë nga Beogradi qëndronin pas të ashtuquajturës “afera S.Ç.”, me qëllim destabilizimin e Malit të Zi dhe komprometimin e Kosovës në prag të proceseve të rëndësishme politike në rajon, ka thënë ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Gjukanoviq në një intervistë për televizionin E, theksoi se prapa këtyre operacioneve qëndronin struktura të sigurisë dhe kundërzbulimit ushtarak serb, të lidhura me politikën e kohës së Slobodan Milosheviq dhe kabinetin e ish-presidentit jugosllav Vojislav Koshtunica.

Ai tha se këto qarqe besonin se destabilizimi i Kosovës do të ngadalësonte ose pengonte njohjen ndërkombëtare të saj.

Siaps tij, një nga objektivat kryesore të atyre strukturave ishte edhe dëmtimi i imazhit të misionit të NATO-s, KFOR.

“Synimi ishte komprometimi i KFOR-it në Kosovë dhe i komandës së tij ushtarake. Për këtë qëllim po përgatiteshin 27 vajza që do t’u afroheshin zyrtarëve të lartë ushtarakë të KFOR-it. Mes tyre ishte edhe S.Ç.”, deklaroi Gjukanoviq, transmeton KosovaPress.

Sipas tij, autoritetet malazeze kishin siguruar informacione se vajzat po trajnoheshin në ambientet e stadiumit të klubit Obiliq në Beograd.

“Fatmirësisht, KFOR-i dhe UNMIK-u arritën në kohë të merrnin informacionet dhe ta parandalonin atë aktivitet”, tha ai.

Sipas Gjukanoviqit, “afera S.Ç.” ishte pjesë e një strategjie më të gjerë politike dhe të sigurisë kundër pavarësisë së Malit të Zi dhe kundër proceseve euroatlantike në rajon.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026