Ish konsulli i Kosovës në Bern i reagon ministrisë së Shëndetësisë për vdekjen e foshnjave
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Salih Sefa, ish-konsull i Republikës së Kosovës në Bern ka adresuar një shkrim në drejtim të ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës.

Shqetësimet e tij lidhen me vdekjen e foshnjave që sipas tij askush nuk merr përgjegjësi.

Reagimi i plotë pa ndërhyrje:

Nuk e di a jam i mërzitur apo i mllefosur! Kam një dëshprim dhe shumicën e gjërave, frigohem se po i shikoj me synin e Niçes!

Ndoshta edhe pse dashuria ndaj atdheut nuk përputhet me realitetin! Por!…

Kjo por, është shumë e madhe dhe pyet deri kur???

Deri kur në Kosovën tonë vdesin foshnjat ???

Deri kur një foshnje e posalindur më një defekt kardiologjik duhet te dërgohet në Turqi me autoambullancë ?

13  orë rrugë për të vdekur atje!?

Deri kur Nëna e fëmisë (llahusë dhe e hapur pas lindjes)pas ati udhëtimi të rëndë e të lodhshëm mbetet në Spitalet Turke?

Pse pse pse???

Kur e dëgjoj Ministrin e Shëndetsisë më fudullak e me të arritura që ja kalon vendeve më të zhvilluara me sukseset e tina më bënë te shpresoj por…

Foshnjet e posalindura vdesin nga mos diagnostifikimi brenda embrional!

Ministër pse nuk keni e nuk bëni fein diagnostifikimin e fëmiut para lindjes?

Pse duhet të malltretohet foshnja për dergim në Turki?

Ndoshta tenderat janë në pyetje.!!!

A në gjithë Kosovën nuk paska një kardiokirurg për fëmi???

Çka tu thuhet Nënave që presin fëmin e parë dhe…?

Ju ministër delni e krekoseni në debate televizive dhe në fund e fitoni debatin me ata çakejt që edhe të zezës e bardhë i thonë!

Kryeministër e Ministër, kam një pyetje për ju:

A e dini sa mjete keni shpenzime ne këtë vit për sherime jasht vendit?

A e dini se me ato para bleni aparatet me të sofistikuara dhe shkolloni mjek në spitalet më të njohura në shtetet perendimore edhe ju teprojnë bile!!!

Nuk po ju shkruaj se rasti ndodhi në familjen time por, ju shkruajta zemërplasur i mërzitur dhe i dëshpëruar!

Sot në mendjen time po sillet pyetja sa foshnje vdesin dhe askush nuk merr përgjegjësi se Zoti e paska shkruar ashtu?!!

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024