Ish deputeti serb Dragan Shormaz ka reaguar pas sulmit terrorist në Ibër Lepenc.
Ai iu është referuar deklarimeve të Vuçiqit i cili ishte deklaruar që Serbia nuk e ka bërë këtë akt terrorist.
“Gjatë gjithë ditës Aleksandar Vuçiq dhe camarilla e tij po justifikohen: ‘nuk e kemi bërë ne, nuk e ka bërë Serbia’! Sipas Banjskës ju të mos jeni të dyshuar dhe ende nuk e keni ekstraduar apo gjykuar Radoiçiqin! Kush mund t'ju besojë kur keni treguar se jeni gati të bëni gjithçka për të ‘fshehur’ përgjegjësinë për 15 të vdekur!”, shtoi Shormaz.
Një shpërthim i fuqishëm kishte ndodhur të premten në mbrëmbje në fshatin Varagë të Zubin Potokut, me ç'rast ishte dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit.Në një konferencë urgjente, kryeministri Albin Kurti tha kishte thënë se sulmi ishte terrorist dhe i organizuar nga bandat kriminale e me mbështetje të Beogradit zyrtar.
Sulmin e 29 nëntorit e kanë dënuar Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera të QUINT-it.
Ceo dan se @avucic i njegova kamarila pravdaju: "nismo mi, nije Srbija"! Pa kako posle Banjske da nisi osumnjičen, a još Radoičića nisi izručio niti sudio! Ko da ti veruje kada si pokazao da si na sve spreman da "sakrijes" odgovornost za 15 mrtvih!https://t.co/mejF1G45ja
— Dragan Šormaz (@dragansormaz) November 30, 2024