Rogelio Nores mohon se ka braktisur Liam Payne pas akuzave të prokurorisë
Magazina
Lexohet për: 2 min.
Rogelio Nores mohon se ka braktisur Liam Payne pas akuzave të prokurorisë
Foto Ilustruese
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Miku i Liam Payne, Rogelio Nores, ka mohuar se kishte braktisur yllin e ndjerë të One Direction para vdekjes tragjike më 16 tetor në Buenos Aires, pasi ra nga ballkoni i hotelit.

Deklarata e tij vjen pasi tre të dyshuar janë arrestuar dhe janë nën hetim zyrtar për vdekjen e këngëtarit, me një të akuzuar që u zbulua se kishte shoqëruar Liam gjatë qëndrimit në Argjentinë.

Rogelio kishte qenë me Liam gjatë ditëve para se të vdiste, por tani ka ‘mbyllur’ akuzat se ai është individi i akuzuar për ‘braktisje’. Ai është akuzuar edhe si bashkëpunëtor në furnizimin me drogë. Të dyja krimet dënohen deri në 15 vjet burg.

“Unë kurrë nuk e braktisa Liam, shkova në hotelin e tij tri herë atë ditë dhe u largova 40 minuta para se të ndodhte kjo. Ishin mbi 15 persona në hollin e hotelit që bisedonin dhe bënin shaka me të kur u largova. Nuk mund ta imagjinoja kurrë se diçka e tillë do të ndodhte. Unë e kam dhënë deklaratën time në prokurori më 17 tetor si dëshmitar dhe që atëherë nuk kam folur me asnjë oficer policie apo prokuror,” tha Rogelio për DailyMail.

Ai tha se "nuk ishte menaxheri i Liam", por një "mik shumë i dashur".

Prokuroria argjentinase ka bërë të ditur se tre persona përballen me akuzën e “braktisjes së një personi” dhe përfshirjes në lëndë narkotike. Një deklaratë e përkthyer nga prokurorët detajonte se "u morën masa shteruese dhe të përpikta për të sqaruar rrethanat" që lidhen me vdekjen e Liam.

U zbulua se një i akuzuar e kishte shoqëruar Liamin në baza ditore gjatë kohës së tij në Argjentinë, një tjetër punonte në hotelin ku ai qëndronte dhe akuzohej se i kishte dhënë kokainë dhe i treti dyshohet se i siguronte drogë. Liam ka lënë pas djalin e tij Bear Payne me ish-partneren Cheryl në vitin 2017.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024