Irani thotë se pesë nxënëse u vranë në një sulm izraelit ndaj një shkolle për vajza
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Irani thotë se pesë nxënëse u vranë në një sulm izraelit ndaj një shkolle për vajza
izrael
28/02/2026 - 13:42
Linku u kopjua

Pesë nxënëse u vranë pasi një shkollë fillore, ku ndjekim mësim vetëm vajzat, në qytetin Minab, në provincën jugore Hormozgan të Iranit, u qëllua nga sulmet izraelite, të shtunën, raportuan mediat iraniane.

Duke cituar një zyrtar provincial, agjencia e lajmeve Mehr tha se shkolla u godit gjatë sulmeve më herët gjatë ditës, transmeton AA, përcjellë KosovaPress.

Detaje tjera të këtij rasti të pretenduar nuk janë bërë të ditura.

SHBA-ja dhe Izraeli nisën një sulm të përbashkët ndaj Iranit herët të shtunën, duke pretenduar se ky operacion ka për qëllim eliminimin e “kërcënimeve” që paraqiste “regjimi” iranian. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidenti amerikan Donald Trump publikuan deklarata të veçanta me video, në të cilat lanë të kuptohej gjithashtu se me këto sulme, mëtohet të ofrohet mbështetje edhe për përpjekje që kanë qëllim ndryshimin e qeverisë dhe regjimit në Teheran.

Irani i cilësoi sulmet si shkelje të sovranitetit të tij dhe u zotua për përgjigje dhe nisi sulme hakmarrëse, disa nga të cilat u bllokuan nga Izraeli, si ato në Haifa, për çfarë u raportuar nga mediet me bazë në Jerusalem.

Këto sulme u kryen ndërsa Omani, një shtet ky në Gadishullin Arabik, po ndërmjetësonte bisedimet për programin bërthamor të Iranit midis Uashingtonit dhe Teheranit, me raundin e fundit të mbajtur të enjten në Gjenevë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026