Irani sulmoi bazën amerikano-britanike
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Irani sulmoi bazën amerikano-britanike
Iran
21/03/2026 - 14:58
Linku u kopjua

Irani hodhi dy raketa ballistike ndaj ishullit “Diego Garcia”, një bazë ushtarake amerikano-britanike e vendosur në oqeanin Indian. Ky sulm mund të shënojë një shkallë të re të luftës, pasi kjo bazë është rreth katër mijë kilometra larg bregut iranian. Sulmi ka dështuar. Sipas zyrtarëve amerikanë, raketa e parë ka pësuar një defekt gjatë fluturimit dhe ka rënë në det, ndërsa e dyta është rrëzuar nga një anije luftarake amerikane duke përdorur sistemin SM-3 para se të arrinte objektivin.

Baza e “Diego Garcias” ndodhet në një ishull të izoluar të arkipelagut të Chagos dhe është një nga bazat ushtarake më të rëndësishme në botë. Bombarduesit që mund të mbajnë armë bërthamore ndodhen ndonjëherë aty. Është interesante që pikërisht të premten, Mbretëria e Bashkuar ia kaloi këtë bazë, së bashku me bazën Fairford në Angli, Shteteve të Bashkuara për t'i përdorur për “operacione specifike mbrojtëse kundër Iranit”, shkruan “Times of India”.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026