Irani “përgënjeshtron” Trumpin, thotë se nuk pati bisedime me SHBA-në
Bota
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Irani “përgënjeshtron” Trumpin, thotë se nuk pati bisedime me SHBA-në
zedhenesi iranian
23/03/2026 - 18:00
Linku u kopjua

Irani ka mohuar, të hënën, se ka zhvilluar ndonjë negociate me Shtetet e Bashkuara për ndonjë armëpushim të luftës, duke hedhur poshtë kështu raportimet për bisedime derisa konflikti po vazhdon.

Duke folur për agjencinë zyrtare të lajmeve IRNA, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme në Teheran, Esmaeil Baghaei, tha se gjatë ditëve të fundit janë përcjellë mesazhe përmes “vendeve mike”, që tregonin për një kërkesë të SHBA-së për negociata me qëllim përfundimin e luftës, duke shtuar se Irani është përgjigjur në përputhje me “qëndrimet e tij parimore”.

Ai, sic transmeton agjencia AA, tha se përgjigjet e Iranit përfshinin paralajmërime për “pasoja serioze” në rast të ndonjë sulmi ndaj infrastrukturës jetike të vendit, duke theksuar se çdo veprim që synon objektet energjetike të Iranit do të përballet me një përgjigje “vendimtare, të menjëhershme dhe efektive” nga forcat e armatosura të tij.

Baghaei mohoi gjithashtu se ka pasur ndonjë negociatë apo dialog me SHBA-në gjatë 24 ditëve të fundit që nga shpërthimi i asaj që ai e quajti “lufta e imponuar”.

Ai shtoi se qëndrimi i Iranit lidhur me Ngushticën e Hormuzit dhe kushtet për përfundimin e luftës “nuk ka ndryshuar”.

Reagimi nga Teherani vjen pasi presidenti amerikan Trump tha të hënën se bisedimet e fundit me Iranin kanë qenë “produktive”, duke paralajmëruar edhe një armëpushim, pikërisht për shkak të ecurisë së mirë të këtyre negociatave për të cilat foli ai. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026