Lëvizjet me anije rifillojnë në Hormuz
Bota
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Lëvizjet me anije rifillojnë në Hormuz
levizja
08/04/2026 - 14:46
Linku u kopjua

Lëvizjet e anijeve kanë rifilluar në Ngushticën e Hormuzit pas shpalljes për armëpushim dy-javor, i cili përfshin rihapjen e përkohshme të këtij korridori detar strategjik për të mundësuar negociata.

Sipas njoftimit të MarineTraffic në X, në këtë zonë vazhdojnë të qëndrojnë qindra anije, përfshirë 426 cisterna nafte, 34 anije për transport LPG dhe 19 anije LNG, shumë prej të cilave kishin mbetur praktikisht të bllokuara gjatë ndërprerjes së lëvizjeve.

Megjithatë, tashmë kanë nisur të regjistrohen lëvizjet e para.

Anija me flamur grek “NJ Earth” ka kaluar ngushticën në orën 10:44 me kohën lokale (08:44 UTC), ndërsa anija “Daytona Beach”, me flamur të Liberisë, ka kaluar më herët në orën 08:59 lokale (06:59 UTC). Kjo e fundit ishte nisur nga Bandar Abbas në orën 07:28 lokale (05:28 UTC).

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026