Irani merr propozim 15 pikësh nga SHBA për armëpushim
Bota
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Irani merr propozim 15 pikësh nga SHBA për armëpushim
ShBA, Iran
Foto Ilustruese
25/03/2026 - 10:48
Linku u kopjua

Irani ka marrë një propozim me 15 pika nga SHBA për arritjen e një armëpushimi, kanë bërë të ditur dy zyrtarë pakistanezë.

Plani përfshin lehtësim të sanksioneve, kufizim të programit bërthamor dhe raketor të Iranit, mbikëqyrje ndërkombëtare, si dhe garantimin e qarkullimit në Ngushticën e Hormuzit. Zyra e ministrit të Jashtëm të Iranit, Abbas Araghchi, tha se ai ka diskutuar këtë javë për luftën me disa homologë të tij, por Mohammad Bagher Qalibaf, kryetari i Parlamentit të Iranit, e mohoi pretendimin e Trump për bisedime të drejtpërdrejta, ndërsa një zëdhënës ushtarak iranian deklaroi se luftimet do të vazhdojnë.

Ushtria e SHBA-së po përgatitet të dislokojë të paktën 1000 trupa nga Divizioni i 82-të Ajror në Lindjen e Mesme në ditët në vijim, sipas tre burimeve në dijeni të planit, të cilët folën në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.

Sipas AP, një zyrtar egjiptian e cilësoi propozimin si bazë për negociata të mëtejshme, ndërsa ndërmjetësit po përpiqen të organizojnë një takim mes palëve, që mund të mbahet së shpejti në Pakistan, ndoshta të premten, përcjell KosovaPress.

Ndërkohë, SHBA po dërgon trupa në Lindjen e Mesme, ndërsa Irani ka vijuar sulmet në rajon, përfshirë një incident në aeroportin e Kuvajtit.

Përshkallëzimi i situatës dhe tensionet në Ngushticën e Hormuzit kanë rritur çmimet e naftës dhe shqetësimet për një krizë globale energjetike.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026