Irani dhe SHBA marrin draft-propozim për armëpushim
Bota
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Irani dhe SHBA marrin draft-propozim për armëpushim
AP
Foto Ilustruese
06/04/2026 - 10:11
Linku u kopjua

Irani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë një draft-propozim që parashikon një armëpushim 45-ditor dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, si një mundësi për t’i dhënë fund luftës, kanë bërë të ditur dy zyrtarë të Lindjes së Mesme për Associated Press.

Sipas tyre, propozimi vjen nga ndërmjetësues nga Egjipti, Pakistani dhe Turqia, të cilët po punojnë për të ndalur përshkallëzimin e konfliktit. Zyrtarët, që folën në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së negociatave, thanë se periudha 45-ditore synon të krijojë hapësirë për bisedime të thelluara drejt një armëpushimi të përhershëm.

Propozimi u është dërguar të dielën në mbrëmje ministrit të Jashtëm të Iranit, Abbas Araghchi, si dhe të dërguarit të SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, por deri më tani asnjëra palë nuk ka reaguar zyrtarisht.

Mbetet e paqartë nëse palët do të pajtohen me këto kushte, përcjell KosovaPress. Irani ka insistuar se do të vazhdojë luftën derisa të marrë kompensime financiare dhe garanci se nuk do të sulmohet sërish. Ndërkohë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar goditje ndaj urave dhe centraleve energjetike iraniane gjatë kësaj jave.

Faqja e lajmeve Axios ishte e para që raportoi mbi përmbajtjen e këtij propozimi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026