Qeveria e Iranit ka bërë të ditur se do të vendos përfundimisht rreth pjesëmarrjes së ekipit kombëtar në Kupën e Botës 2026, vetëm pasi të marrë një përgjigje zyrtare nga FIFA mbi kërkesën për zhvendosjen e ndeshjeve të Grupit G, njoftoi ministri iranian i sportit,Ahmad Donyamali.
Donyamali bëri me dije së Federata Iraniane e Futbollit ka kërkuar që tri ndeshjet e grupi të Iranit kundër Zelandës së Re, Belgjikës dhe Egjiptit të mos zhvillohen në Shtetet e Bashkuara, por të zhvendosen në Meksikë për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë dhe tensionet në rajon, shkruan flashscore.
Ndërkaq, FIFA ndonëse presidenti Gianni Infantino ka deklaruar më parë se Iran do të luajë ndeshjet sipas orarit të parashikuar, nuk ka pranuar ende kërkesat për ndryshim të vendeve të ndeshjeve, duke theksuar se të gjitha skuadrat e kualifikuara pritet të luajnë në vendet nikoqire sipas shortit.
Turneu i Kupës së Botës 2026 do të zhvillohet nga 11 Qershori deri më 19 Korrik 2026, duke u bashkëorganizuar nga SHBA, Meksika dhe Kanadaja.