Irani do të shkojë në Botëror, por nuk luan në SHBA
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Irani do të shkojë në Botëror, por nuk luan në SHBA
image (3)
19/03/2026 - 15:00
Linku u kopjua

Presidenti i Federatës së Futbollit Iranian, Mehdi Taj, ka konfirmuar se kombëtarja e tyre do të marrë pjesë në Botërorin 2026, por ka refuzuar që ndeshjet të luhen në territorin e Shteteve të Bashkuara.

Për shkak të konfliktit të hapur që nisi në shkurt, Federata Iraniane po negocion me FIFA-n që tri ndeshjet e grupit kundër Zelandës së Re, Belgjikës dhe Egjiptit të zhvendosen në Meksikë. Ndërkohë që Presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum, u shpreh e hapur për këtë ndryshim, FIFA deri më tani ka insistuar në respektimin e kalendarit zyrtar të shpallur në dhjetor 2025.

Situata mbetet e tensionuar edhe në aspektin e sigurisë dhe të drejtave të njeriut, veçanërisht pas kthimit të ekipit të femrave nga Australia, ku disa anëtare kërkuan azil. Përfaqësuesit e sindikatës së lojtarëve, FIFPRO, kanë deklaruar se FIFA ka përgjegjësi institucionale për të garantuar sigurinë e çdo pjesëmarrësi.

Megjithatë, Taj ka qenë i prerë në qëndrimin e tij politik duke u shprehur: "Ne do të bëjmë bojkot Amerikës, por nuk do të bëjmë bojkot Kupës së Botës," duke e lënë fatin e ndeshjeve në dorë të bisedimeve diplomatike me qeverinë botërore të futbollit.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026