Ish kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burgim e 5 mijë euro gjobë, fshehu pasurinë
1-First
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ish kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burgim e 5 mijë euro gjobë, fshehu pasurinë
Ish kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me dy vite burgim si dhe pesë mijë euro gjobë.
Ish nënkryetari i Vetëvendosje dhe ish kryetar i Partisë Socialdemorkate u dënua nga Departamenti Special i këtij institucioni të drejtësisë për veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.
Ahmeti gjithashtu obligohet që pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, në emër të paushallit gjyqësor të paguaj shumën prej 100 euro, si dhe në emër të kompensimit të viktimave të krimit shumën prej 100 euro.
Gjykata ka thënë se palët kanë të drejtë ankesë kundër këtij aktgjykimi, në Gjykatën e Apelit të Kosovës, brenda afatit prej 30 ditësh, nga dita e pranimit të aktgjykimit.
Ndryshe, Ahmeti është akuzuar se nuk ka deklaruar mjetet financiare në shumë prej 54 mijë e 400 euro të pranuara nga llogaritë personale të nënës së tij e po ashtu edhe për 118 mijë euro të vetat.
Sipas Prokurorisë shuma e përgjithshme e mjeteve të padeklaruara arrin vlerën prej 172 mijë e 600 euro. /KosovaPress/
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.