Interi mposht Atalantan, përforcon kreun e Serie A
Lexohet për: 1 min.
36-Derbi italian
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar derbi italian mes Atalantas e Interit, ku ky i fundit ka arkëtuar pikët e plota.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Gewiss” të Bergamos, Interi e ka mposhtur Atalantan 2:1, raporton KosovaPress.

Golat për “Nerazzurët” i shënuan Hakan Calhanoglu (minuta e 40’) dhe Lautaro Martinez (minuta e 57’), kurse golin e nderit për Atalantan e shënoi Gianluca Scamacca në minutën e 61’.

Me pikët e reja, Interi ngjitet në kuotën e 28 pikëve në vendin e parë, krahas Atalantas që renditet e pesta me 19 pikë.

Rezultati final, 2:1 në favor të Interit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025