Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ka reaguar ndaj raportimeve për interesimin e Barcelonws për Alessandro Bastonin, duke theksuar se deri tani nuk ka pasur kontakte zyrtare mes klubeve.
Ai konfirmoi se mbrojtësi italian mbetet pjesë e rëndësishme e zikaltërve dhe nuk sheh arsye për një largim të mundshëm. “Bastoni ka një kontratë me Interin dhe, që nga sot, nuk mendoj se ndonjë rrethanë do të sugjeronte që Bastoni të largohet nga Interi”, deklaroi Ausilio pwr ‘TMW’
Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, Bastoni mbetet objektivi kryesor i Barcelonës për repartin defensiv për sezonin 2026-27, ndërsa interes për të kanë shfaqur edhe klube të tjera të mëdha evropiane.
Ausilio theksoi edhe kënaqësinë e klubit për kontributin e mbrojtësit italian. “Nuk e di çfarë thonë. E di që jemi të kënaqur me Bastonin dhe me atë që ai i ka dhënë Interit. Jam i sigurt se ai ka shumë më tepër për t’i dhënë Interit”, u shpreh ai.“Jam i sigurt se ai do të bëhet një lojtar i rëndësishëm, së pari për Atalantën, pastaj do të varet nga ajo që thotë tregu dhe e ardhmja e këtij djaloshi, i cili me siguri ka cilësi të shkëlqyera”, përfundoi drejtori zikaltër.