Integrimi i komunave me shumicë serbe në veri ende sfidë për Kosovën
Lexohet për: 1 min.
333037289_186820000726406_7454500100101630974_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Integrimi i komunave me shumicë serbe në veri mbetet ende sfidë për Kosovën. Kjo u tha sot në konferencën e Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI).

Në diskutimin për "një dekadë e gjysmë nga decentralizimi – momentet kyçe dhe perspektiva", u kërkua nga niveli lokal zbatim më të madh të akteve ligjore dhe nënligjore.

Drejtori i KLGI, Valmir Gashi tha se decentralizimi në veri ende nuk është përmbushur.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishte edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili tha se përmes mbështetjes direkte, por edhe agjendës legjislative synojnë konsolidimin e nivelit lokal.

Ndërkaq, ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl u shpreh se decentralizimi është proces vital për qeverisjen lokale.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025