Integrimi evropian i Kosovës, Bislimi: Progresi asnjëherë më i madh se tash
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Qeveria dënon kërkesën e autoriteteve serbe për anulimin e subvencioneve për bujqit e Luginës
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka lavdëruar punën e bërë në rrugën e integrimit evropian të vendit, duke thënë se ajo që nuk u realizua për më shumë se një dekadë u jetësua brenda këtij mandati qeverisës.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se progresi në procesin e integrimit evropian të Kosovës nuk ka qenë asnjëherë më i madh se tash.

“Përtej nivelit të lartë të zbatimit të reformave dhe avancimit në agjendën e tyre, në përmbajtje të saj kanë qenë dhe reforma, të cilat nuk zbatoheshin me vite. Kjo konstatohej si pikë negative apo pengese edhe në vetë raportet e mëparshme të Komisionit Evropian. Në pak kohë, shumë punë të lëna në harresë nga pozita e atëhershme dhe opozita e sotme, gjetën epilog. Shumë prej tyre, përveçse sundimin e ligjit, preknin edhe luftimin e korrupsionit. Kjo e shqetësonte dhe brengoste pushtetin e dikurshëm: transparenca dhe llogaridhënia”, ka shkruar Bislimi.

Ai ka përmendur disa nga reformat, “të cilat kishin me raste edhe më shumë se një dekadë që nuk miratoheshin dhe zbatoheshin”:

“Pakoja e tre ligjeve kundër korrupsionit: Ligji për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit, Ligji për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe dhuratave dhe Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhuna me bazë gjinore;

Ligji për financimin e partive politike; Ligji për zgjedhjet e përgjithshme;  rregullorja e Kuvendit të Kosovës; terminalet doganore private nuk ishin në harmoni me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe ne kaluam drejt kalimit gradual nga ato private në ato publike; Ligji i përgjithshëm për inspektimet; Ligji për ushqimin që rregullon sigurinë, cilësinë dhe kontrollin e ushqimit; Ligji për rezervat e detyrueshme të naftës;  Transferimi i inspektorëve të sigurisë ushqimore nga komunat në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.”

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024